Euro ka vijuar me rënien përballë monedhës vendase, duke u këmbyer me 104.2 lekë duke prekur një prej niveleve të ulëta pas sezonit turistik në Shqipëri. Ndërkohë që në tregun falutor Euro blihet me 104.9 lekë.
Nga ana tjetër, DOLLARI po ashtu ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 97.6 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 118.8 lekë dhe do shitet me 120.5 lekë.
Kursi Euro-Lek ndodhet aktualisht në vlerat më të ulëta të tre muajve të fundit dhe po kthehet në nivelet ku ndodhet periudhës së pikut të sezonit veror.
Në fakt, Leku arriti të ruajë pozita të forta edhe pas përfundimit të sezonit turistik, duke tregtuar se mbiçmimi i monedhës vendase tashmë mbështetet në ekuilibra të qëndrueshme të mekanizmave të tregut.