Presidenti Bajram Begaj sapo dekreton ndryshimet në qeveri.
Menjëherë pasi propozimet e Ramës kanë marrë “OK” nga Presidenca, sot pasdite në 18:00 do të mblidhet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend. Socialistët nga ana tjetër kanë mbledhur firmat për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Tre anëtarë të rinj do të shtohen Qeverisë Rama. Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani mban detyrën e kryeinspektorit të IMT. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes.












