Sali Berisha ka thyer sërish “masën e arrestit” pasi ka futur në shtëpinë e tij ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu dhe bashkëshorten e tij.
Nuk dihet nëse SPAK do të reagojë pasi Sali Berisha nuk pyet për ligjet dhe thyen sa herë të dojë ‘masën e arrestit’, megjithëse vendimi i GJKKO ia ka ndaluar ish-kryeministrit që të komunikojë me persona të tjerë jashtë shtëpisë, raporton “Dritare.net”.
Që prej 30 dhjetorit 2023, Berisha qëndron në masën “arrest shtëpie” kurse SPAK dhe GJKKO po “mbyllin sytë” nga shkeljet e njëpasnjëshme që bën ish-kryeministri i cili sfidon dhe thyen ligjet.
Kjo është hera e katërt që Berisha thyen ‘masën e arrestit’, pasi më parë futi në banesë ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së Elmar Brok, gazetarët italianë me të cilët zhvillon intervista dhe pastaj poetin Çun Lajçi.