Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil nuk ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për të apeluar vendimin “Non Grata” duke i NDALUAR përfundimisht hyrjen në Britaninë e Madhe.
Avokatët e kreut të PD nuk janë pajtuar me vendimin e 17 Qershorit 2024 të (SIAC) “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”, komision i cili rrëzoi apelin e Berishës.
Gazetari ‘Top Channel’, Muhamed Veliu, ekskluzivisht disponon vendimin e marrë në 23 Tetor 2024 nga gjykatësja britanike e apelit Lady Justice Elisabeth Laing, e cila refuzoi kërkesën e Berishës për të apeluar vendimin e SIAC. E si pasojë ai vendim jo në favor të zotit Berisha mbetet në fuqi duke i ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.












