Trafik i rënduar raportohet këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan.
Mësohet se trafiku i makinave shkon 6 deri në 7 kilometër kjo për shkak të fluksit të qytetarëve që udhëtojnë drejt jug-lindjes (Korçës dhe Pogradecit) për të festuar Krishtlindjet nën “petkun” e dëborës.
Automjetet që përshkruajnë jug-lindjen janë të detyruar që të futen fillimisht në unazën e qytetit të Elbasanit duke shkaktuar një trafik të rënduar automjetesh.
Trafiku drejt juglindjes pritet të marrë fund pasi të realizohet autostrada e “koridorit VIII” e cila do të shkurtojë ndjeshëm Tiranën me juglindjen e vendit e cila ka shënuar një fluks të madh turistik.