Ilir Meta ka vizituar këtë të martë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji në burgun e Fierit, një takim që Meta e ka cilësuar si një akt solidariteti kundër asaj që ai e quan “Narkoregjim”.
Në deklaratën e tij pas takimit, Meta theksoi se kjo vizitë përfaqëson një qëndrim të qartë ndaj politikës së qeverisë aktuale dhe mënyrës si ajo trajton kundërshtarët politikë.
“Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit. Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi”, njofton Meta.