Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ditën e djeshme ka dorëzuar mandatin e deputetit për arsye shëndetësore.
Me largimin e Çyrbjas mbetet një karrige bosh në Kuvend nga ana e deputetëve socialistë, por natyrshëm lind pyetja kush do ta zëvendësojë? Burimet mediatike bëjnë me dije se Erjon Meka pritet të marrë mandatin e deputetit pasi në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 2021-shit arriti që të merrte 2,228 vota.
Jurgis Çyrbja që tashmë ka dorëzuar mandatit ishte një nga deputetët më të votuar në qarkun e Durrësit me 6,583 vota.