Kreu i SPAK, Altin Dumani nis sot ushtrimin e detyrës së re, atë të Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Pas përfundimit të mandatit të komisionerëve publikë më 31 dhjetor 2024, detyra e përfaqësimit të çështjeve të apeluara në KPA do të kalojë te drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.
Sot, në orën 10:00, është parashikuar të vazhdojë seanca për rivlerësimin e subjekti Arben Dosti. Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë do të përfundojë në qershorin 2026.
Gjatë periudhës së kontrollit të vetingut, janë shqyrtuar 805 funksionarë, nga të cilët 268 nuk u konfirmuan në detyrë, ndërsa rreth 100 u dorëhoqën.