Altin Dumani ka raportuar sot në Kuvend raportin vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme.
Gjithashtu Dumani iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve disa prej të cilëve tashmë ndodhen subjekt nën hetim të pasurisë prej Prokurorisë së Posaçme. Në një kohë kur nga salla e Kuvendit janë lëshuar akuza për blerje mandatesh me para gjatë fushatave zgjedhore, Altin Dumani zbuloi se cili do të jetë roli i SPAK në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.
“Prezantojmë në Janar 2025 strategji për krimet zgjedhore duke krijuar infrastrukturë hetimore para dhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2025”, tha Dumani, duke paralajmëruar përmirësimin e standardit zgjedhor.












