Spitali i Durrësit po përballet me fluks të lartë pacientësh. Mjekët apelojë që të shmangen antibiotikët pa recetën e mjekut si dhe kontaktin e parë ta kenë me mjekun e familjes.
Spitali Rajonal i Durrësit në këtë periudhë virozash është ndër spitalet që po përballet me flukset më të larta të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Në urgjencën e përgjithshme dhe atë pediatrike ne Durres regjistrohen rreth 500 vizita në 24 orë. Por ndërsa fluksi paraqitet i lartë, komplikacionet e rënda janë të pakta dhe për këtë arsye mjekët apelojnë qytetarët që mos të vijnë të gjithë në urgjencën e spitalit pasi pjesa dërrmuese mund të marrin shërbimin nga mjekët e familjes. Një situatë e tillë virale pritet të mbizotërojë deri në fund të muajit shkurt.