Gjatë natës janë rikthyer reshjet në të gjithë territorin e vendit.
Meteorologia Tanja Porja tregon zonat më të rrezikuara nga rrebeshet dhe përmbytjet janë Shkodra, Lezha, Puka, Tepelena, Gjirokastra dhe një pjesë e Tiranës e Elbasanit.
“Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e jug-lindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet: Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane”, u shpreh Porja në “A2CNN”.