Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka mohuar lajmet për shkarkimin e saj, duke i konsideruar si thashetheme vere.
Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se nuk ishte e vërtetë që kishte dhënë dorëheqje apo që ishte shkarkuar nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk jam shkarkuar, s’kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar”, tha Ibrahimaj mes buzëqeshjes.
Pasditen e sotme, pothuajse te gjitha mediat raportuan shkarkimin e Delina Ibrahimajt por kjo gje u mohua nga vete Ministrja e Ekonomise.












