Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet për çështjen CEZ-DIA.
“Nuk do të doja të isha sot këtu, për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Skeptikët dhe ziliqarët do të hedhin baltë. Jam thirrur për të deklaruar në lidhje çështjen penale që ka të bëjë me kompaninë ‘CEZ’. Në atë kohë kam patur qëndrim korrekt. Kam folur me letra, jo në heshtje. Fakti që atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo interesat e shtetit, unë kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin 20% të tregut të CEZ dhe kjo kompani e kishte më të lehtë të faturonte dhe komunikonte me ta më lehtë se me qytetarët”, tha Naco.
Për këtë çështje, në SPAK është thirrur dhe Ilir Meta për të dhënë shpjegime për marrëveshjen mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve.












