Reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë rënduar situatën në juglindje të vendit.
Lajm i mirë vjen ku pas rreth dy orësh bllokim, rinis lëvizja në Qafë-Thanë. Aktualisht, mjetet lëvizin ngadalë për shkak të rrugës së ngrirë dhe reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë. Ndërkohë, vijon pastrimi me borëpastruese dhe kriposja e rrugës.
Sipas të dhënave duket se problematike mbetet aksi nacional Korçë – Pogradec dhe Pogradec – Qafë Thanë, ku duket trashësia e borës e cila në temperaturat e ulëta po ngrin dhe ka rrezik në qarkullimin e mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me zinxhirë.
Autoriteti Rrugor konfirmohet se Qafë Thana mbetet aksi më problematik për shkak edhe të turistëve që largohen nga Korça drejt Tiranës. Vështirësi po hasin edhe borëpastrueset në këtë zonë.