Nga Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do të ofrohen më shërbime në sportel por gjithçka do të kalojë online.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Këshilli i Ministrave ku thuhet se këto shërbime do të ofrohen vetëm online nëpërmjet portalit E-Albania, duke shmangur ne këte mënyrë korrupsionin dhe pritjen në radhë.
Ky vendim ka hyrë në fuqi pas borimit në fletoren zyrtare dhe pritet të vihet në zbatim gjatë këtyre ditëve.
Kujtojmë se qeveria socialiste ka theksuar se shumë prej shërbimeve në zyrat e shtetit do të zëvendësohen me shërbime online përmes portalit E-Albania.












