Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ishte këtë të enjte në seancën e radhës të mbajtur në GJKKO. Pas përfundimit të seancës Dako tha shkurtimisht se ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
“S’ka më fakte, kështu që kërkuam gjykim të shkurtuar”,-tha Dako teksa largohej.
Kujtojmë se Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën.












