Kryeministri Edi Rama e nisi vizitën e javës në Kombet e Bashkuara në Amerikë me shqiptarët në Michigan.
Në takim ishte edhe ministri i Jashtëm Ferit Hoxha i cili tha se ishte një bashkëbisedim i hapur dhe i drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon.
Qeveria njoftoi edhe hapjen së shpejti të Konsullatës së Përgjithshme në Detroit. Kjo do të afronte shtetin më pranë qytetarëve te tij me shërbime konsullore më të mira, për më shumë ndërveprim dhe lidhje të forta ekonomike e tregtare, në funksion të interesave tona kombëtare.
Kryeministri merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe do të jetë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm duke ju drejtuar të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.












