Pas humbi “vulën” e partisë, Lulzim Bashës fillojnë t’i largohen edhe ata pak deputetë që i kanë mbetur.
E para që konfirmon largimin nga Lulzim Basha dhe bashkimin me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha është deputetja e Qarkut të Fierit, Eralda Tase Bano.
Në një postim në rrjetet sociale, Eralda Tase Bano shkruan se “në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim”.
Sipas saj, rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, teksa shton më tej se debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.












