Pirro Beati ka qenë banori i radhës që u largua nga “Big Brother VIP”.
I pyetur se kush janë dy finalistët e edicionit të dytë të Big Brother Vip, Beati tha se në finale do të jetë Luizi, por surpriza ishte se ai shikonte si bashkëfinalist të këngëtarit shkodran, Ermionën. Ai është shprehur se Luizin e sheh si lojtar të fortë ndërsa Jonën një lojtare të sinqertë. Beati u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother dhe nuk kishte biletë kthimi.
Ai tha se e gjithë situata në shtëpi ishte kthyer në monotoni dhe ishte bërë e mërzitshme. Çdo debat sipas tij, ishte përsëritës, ndaj nuk është përfshirë.












