Sali Berisha niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani.
Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Vlen të theksojmë që Sali Berisha ka marrë leje nga SPAK pas ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Ndërkohë, një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit, më 9 shkurt, Berisha do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali, takim që pritet të mbahet në Romë.
Kujtojmë se ky është udhëtimi i parë i Sali Berishës pas heqjes së masave të sigurisë “arrest shtëpie” dhe “bllokimit të pasaportës”.












