Saturday, November 7, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

E PAPRITUR! Gjergj Luca i gatshëm t’i bashkohet protestuesve: Keni të drejtë…

by Rilindje
18/07/2026
in POLITIKË
E PAPRITUR! Gjergj Luca i gatshëm t’i bashkohet protestuesve: Keni të drejtë…

I ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, biznesmeni Gjergj Luca ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të vendit, i cili prej 48 ditësh është në protestë.

Gjatë bisedës Luca tregoi qartë se nuk është kundër protestës, madje është i gatshëm të bashkohet me protestuesit për çështjet që i takojnë pushtetit lokal që biznesmeni e ka quajtur “hale”.

Ai tha se nuk i takon atyre njerëzve që administrojnë bashkitë të drejtojnë, pasi nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre. Nga ana tjetër tha se protestuesit po bëjnë gabim që po godasin prodhuesit, pasi ata i sjellin të mira vendit dhe shoqërisë.

“Atëherë miqtë e mi, keni të gjithë të drejtën e Zotit që ju të gërthisni. Keni të gjithë të drejtën e Zotit të ngriheni kundër administratës shtetërore, kundër atij të 67% që u gërthas. Keni të gjithë të drejtën e Zotit të ngriheni kundër pushtetit lokal që është një hale. Dhe unë jam ngritur dhe kam thënë se çfarë janë këta njerëz që administrojnë qytetet? Nuk i ka thënë njeri në jetë puna e marë. Çfarë janë këta njerëz që këshillat bashkiakë i kanë të politizuar? Pse nuk depolitizohen bashkitë dhe të futen njerëz kryetarë bashkie përtej të majtës dhe të djathtës që t’i shërbejnë qyteteve? Pse këshillat bashkiakë nuk depolitizohen, të vihen njerëzit më të mirë në qytet?

Këto probleme keni gjithë të drejtën e Zotit t’i çoni, të çoheni dhe të gërthisni. Por që ju të merreni me biznesin dhe të merreni me njerëzit që punojnë, që prodhojnë, që japin rroga, që po kthejnë jetën, që po kthejnë mirëqenien, që po kthejnë shpresën në këtë vend, që paguajnë taksat për të paguar shkollat, për të paguar spitalet, për të paguar çdo gjë, po i bëni dëm më të madh këtij vendi dhe Shqipërisë. Mos i përmendni më ata njerëz që janë heronj të Shqipërisë, jo spekulantët që janë 10 vetë, 20 vetë, por biznesi, prodhuesit. Kthejeni pllakën dhe unë do të dal te ajo shkalla dhe do të gërthas dhe do dëgjoni gjëra të çuditshme që s’i keni dëgjuar ndonjëherë,” tha Gjergj Luca.

Gjatë diskutimit në studio ai u ndal edhe tek integrimi i vendit tonë në Bashkimi Evropian, ku e shpreh se Rama ka vendosur këtë qëllim edhe do që me çdo kusht ky objektiv të realizohet.

“Ky (Rama) që mbroj unë po e çon në Europë, ky është i saktë në kokë, po lufton me kap ato artikuj, ka një objektiv që do me shkuar në Europë dhe po lufton nga mëngjesi deri në darkë, po merr gjithë baltën e zhulin e këtyre për të ikur në Europë,” vijoi Luca

Tags: edi ramaGjergj lucaProtesta

NGA KATEGORIA

Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD
POLITIKË

Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD

07/11/2026
“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…
POLITIKË

“Krijon buxhet të dedikuar”/ Rama befason me LËVIZJEN e fundit…

07/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Përplasja me Ramën/ Erion Veliaj publikon VIDEON: Sikur në Hënë të më çojnë, unë…

06/11/2026
8 korsi dhe me gjelbërim, ministri tregon kur përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës…
POLITIKË

8 korsi dhe me gjelbërim, ministri tregon kur përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës…

06/11/2026
Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…
POLITIKË

Protesta para Ministrisë së Arsimit, ministri i Brendshëm Ervin Demo i bën thirrje studentëve: Jini…

13/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD
POLITIKË

Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga “kreu” i PD

07/11/2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…
AKTUALITET

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Vjen reagimi surprizë nga…

07/11/2026
“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…
TË TJERA

“Arresto Berishën!”/ Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë…

07/11/2026
VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”
AKTUALITET

VIDEO/ Plas sherri mes protestuesve! Militantët e PD qëllojnë me shpullë qytetarin që thirri “Berisha në burg”

07/11/2026
EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”
TË TJERA

EMRI/ Ja KUSH emërohet në krye të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”

07/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
TË TJERA

A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…

07/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!