Në spektaklin e natës së mbrëmshme, banori i “Big Brother Vip” Meriton shfaqi probleme shëndetësore duke thënë se nuk ndihej mirë.
Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi, moderatori Ledion Liço i kërkoi të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.
Por tashmë raportohet se Meritoni ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës. Pas ekzaminimeve ai është rikthyer sërish në shtëpinë e BBV.












