Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për të mos u paraqitur në SPAK të hënën e 3 Shkurtit.
Kërkesa e depozituar nëpërmjet avokatit është pranuar nga SPAK, për shkak se Berisha do të udhëtojë në Gjermani, për një takim pune. Por ai do të paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm. Berisha ka pretenduar se ka ftese nga CDU në Gjermani për në datën 3 Shkurt.
Apeli i GJKKO i riktheu masën detyri paraqitjeje me 2 herë në muaj në SPAK Berishës për këtë dosje, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së. Berisha është nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, për dosjen e aferës “Partizani”, me akuzën korrupsion pasiv.












