Duke komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, anëtari i kryesisë Roland Bejko theksoi se demokratët mund të ndahen në katër pjesë pas zgjedhjeve të 14 Majit.
Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Abc News, ku shtoi se Berisha nuk do të vijë më kurrë në pushtet.
“PD është e ndarë në dy pjesë. Por pas zgjedhjeve të 14 Majit, mund ta kemi të parcelizuar në katër pjesë. Për Berishën ishte një cikël i mbyllur sepse nuk ka çfarë i ofron më politikës shqiptare pasi maksimumin e vet e ka bërë. Natyrisht që Berisha do të bëjë ciklin e vet, do të humbasë një palë zgjedhje, ato lokale, më pas të përgjithshme. E majta do të jetë në 2025 por Berisha është e sigurt që s’e merr kurrë pushtetin”, tha Bejko.












