Rënia e EURO-s ka prekur një rekord të ri historik perballe lekut. Kursi i këmbimit ka hyre në momentin kur efekti turistik është më i fortë se kurrë, për shkak të numrit te larte te turisteve qe vizitojnë vendin tonë.
Ky është një lajm i mirë për Shqiptarët që kursimet e tyre i kanë në valutën kombetare “Lekë” e cila e mbylli javën duke u forcuar më shumë në kursin e këmbimit me të gjitha valutat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 102.43 lekë, duke humbur rreth 1.5 lekë në harkun e një jave në kursin e këmbimit me monedhën vendase. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që prej datës 2 gusht.
Rënia e Euros ka tërhequr në rënie të gjitha valutat e tjera kryesore që kuotohen në tregun shqiptar. Dollari Amerikan zbriti në nivelin e 93.9 lekëve dhe në harkun e një jave ka humbur afërsisht 1.7 lekë në kursin e këmbimit.












