Me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Ermiona Lekbello është skualifikuar ditën e sotme nga loja.
Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve prandaj edhe është përjashtuar menjëherë.
Si duket shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës, Maestros dhe Kiarës. Mesa duket Ermiona ka përdorur fjalë banale ndaj aktores, e cila ditën e sotme po tregonte se ajo e kishte quajtur “balenë” si dhe e kishte ofenduar.
Kujtojmë që Ermiona ishte e vetmja që i doli në krah Luizit të cilët i dolën kundër gjithë banorët madje edhe Kiara. Madje Jona i tha Kiarës se ka vepruar gabim duke bërë thashetheme me Dean dhe Olten kundër Luizit.