Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme (e mërkurë, ora 12:30) vendimin ndaj Erion Veliajt.
Prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë dorëzuar prova dhe fakte të reja që rëndojnë pozitat e Erion Veliajt i cili thotë se procesi ndaj tij është sulm për ta ndëshkuar politikisht 3 muaj para zgjedhjeve.
Sipas “Syri.net” janë disa audio-përgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiaku Erion Veliaj i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.
Sipas portalit “Syri.net” ka fakte dhe prova të tjera që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar ndër vite.
Nga përgjimet e dhëna si prova nga SPAK që janë lexuar në seanca nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët. Këto përgjime SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO me pretendimin se Veliaj po ushtron presion mediatik kundër njerëzve të drejtësisë.












