Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun Irini Qirjako, ka treguar eksperiencën e veçantë në një dasmë, ku kishte shkuar për të kënduar.
Në rubrikën “E DIELL FOLK”, ajo ka treguar se dasma bëheshe në Maqedoni dhe tradita ishte që burrat të qëndronin veç dhe gratë veç, por kur filloi të këndonte një nga këngët e saj, burrat harruan traditat dhe të gjithë erdhën tek vendi ku festonin gratë.
Irini Qirjako: “Në një dasmë në Maqedoni sigurisht burrat veç, gratë veç. Në shtëpi ishte dhëndri në oborrin e shtëpisë dhe e morën e ruajtën pastaj e zhdëpën në dru. Ishte dhe Maksi, burri im atje. Tha Maksi, çfarë është kjo, çfarë bëjnë kështu?! O Maksi kanë traditat i thashë unë. Pastaj kur shkuam tek darka gratë ishin veç jashtë dhe burrat në një ndërtesë në 60 metro tutje, sepse qëndronin të ndarë. Filloi dasma, orkestra ishte tek gratë dhe sa fillova këngën “O terapi more në mashkullore”, kur dëgjoj unë “pau, pau, pau”. U ngritën të gjithë burrat që ishin tek ajo ndërtesa aty erdhën të gjithë dhe me vrap, kush të më kapte më parë.”












