Sikurse e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, aktiviteti i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit tashmë është në “lupë”.
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, bëri me dije masat ndaj AKU, me qëllimin forcimin e kontrollit dhe transparencës.
Denaj ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ministrja sqaroi se komisioni do të rivlerësojë trupën aktuale të inspektorëve të AKU-së, si dhe do të merret me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj, me synim krijimin e një profili të ri inspektues në përputhje me ligjin.












