Saturday, July 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…

by Rilindje
11/07/2026
in EDI RAMA
Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për aktin normativ që lëshoi qeveria për blerjen e biletave për koncertin e reperit amerikan Kanye West, që do të mbahet sot në Tiranë.

Rama thotë se është e kotë që biseda të fokusohet te tek 4 miliarde leke, shume e cila është e papërfillshme sipas tij, në krahasim me atë që ajo do të sjellë më pas, duke ju referuar të ardhurave nga qëndrimi i mijëra turistëve në Shqipëri, para, gjatë dhe pas koncertit.

Sipas Edi Ramës, një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike, por marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

“GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, ndërkohë që vetëm kush nuk do s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë ato që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit dhe është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë.

Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar.

“S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë!

Prandaj ta paraqesësh një investim të tillë si para të hedhura në erë është të mos kuptosh se si krijohet vlerë monetare nga ngjarjet kulturore e sportive, ndërkohë që e kundërta, anullimi i koncertit, do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh në imazhin e mezingritur të vendit tonë. Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…
EDI RAMA

“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…

11/07/2026
Kryeministri Rama që në mëngjes i përgjigjet “Zvërnecit”: Një ekip i tërë po…
EDI RAMA

Kryeministri Rama që në mëngjes i përgjigjet “Zvërnecit”: Një ekip i tërë po…

11/07/2026
Protesta para Kryeministrisë, reagon Rama: PD-ja, e vetmja parti në botën që…
EDI RAMA

“Sulm i padëgjuar kriminal”/ Rama bën deklaratën e fortë mbrëmjen e sotme: Ky terror…

10/07/2026
Hap historik i Shqipërisë drejt BE-së! Kryeministri Rama jep lajmin e mbrëmjes…
EDI RAMA

Hap historik i Shqipërisë drejt BE-së! Kryeministri Rama jep lajmin e mbrëmjes…

10/07/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Kryeministri Rama e thotë troç: Nëse jap dorëheqjen…
EDI RAMA

Protesta e “Zvërnecit”/ Kryeministri Rama e thotë troç: Nëse jap dorëheqjen…

10/07/2026
Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…
EDI RAMA

Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…

10/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Historia e PAZAKONTË në Sarandë/ Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë, stafi i hotelit…
BOTA

Historia e PAZAKONTË në Sarandë/ Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë, stafi i hotelit…

11/07/2026
Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…
SHOWBIZ

Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…

11/07/2026
Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…
EDI RAMA

Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…

11/07/2026
“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…
EDI RAMA

“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…

11/07/2026
Kryeministri Rama që në mëngjes i përgjigjet “Zvërnecit”: Një ekip i tërë po…
EDI RAMA

Kryeministri Rama që në mëngjes i përgjigjet “Zvërnecit”: Një ekip i tërë po…

11/07/2026
Protesta para Kryeministrisë, reagon Rama: PD-ja, e vetmja parti në botën që…
EDI RAMA

“Sulm i padëgjuar kriminal”/ Rama bën deklaratën e fortë mbrëmjen e sotme: Ky terror…

10/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!