Big Brother VIP vijon të boshatisë qytetet çdo të martë dhe të shtunë në mbrëmje. Së fundmi mbrëmjen e djeshme rrugët e qytetit të Shkodrës janë fotografuar bosh, edhe pse është fundjavë dhe qytetarët kanë më shumë kohë që të dalin.
Efekti i “Luizit” dhe “Big Brother VIP” vijon të ketë impakt të madh tek qytetarët, të cilët preferojnë ta kalojnë në shtëpi ose të mblidhen në lokale për të shikuar spektaklin që dhuron ky “Reality show”. Pamjet janë gati të pabesueshme pasi siç mund ta shihni në fotografi i gjithë qyteti i Shkodrës duket në “karantinë” për të ndjekur Big Brotherin.
Pamjet e mesiperme janë filmuar në orën 21:15 minuta në rrugët e qytetit të Shkodrës nga fotografi Terenc Pepa. Sigurisht që e gjithë Shkodra përfaqësohet me Luiz Ejllin, një konkurren i cili me humorin dhe pozitivitetin e tij ka rrëmbyer zemrat e miliona shqiptarëve dhe pritet të fitojë çmimin e madh.