Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur rreth arrestimit të Erion Veliaj por edhe për përplasjet e këtij të fundit me prokurorin Ols Dado.
Sipas tij acarimet janë edhe personale pasi situata e kryebashkiakut Veliaj është e vështirë, pasi është në qeli. Megjithatë ai tha se vetë nuk do e këshillonte Veliajn të reagonte në atë formë mbi prokurorët e SPAK.
“Ajo që bën zoti Veliaj është shumë më tepër politike aktualisht. Unë nëse do isha avokat i zotit Veliaj nuk do e lejoja të bënte komunkime të tilla, sepse gjërat në mikro, teknike, ti nuk i qartëson dot. Zoti Veliaj nuk është i pandehur, është një person që po zhvillohen hetime dhe provat e mbledhura janë prova për të ngritur dyshimet e arsyeshme për një masë, jo për ta çuar në burg. Ai do shkojë në gjykatë e të ballafaqohet në nivele të tjera, pse duhet ta vërë në vështirësi mbrojtjen e vetë. Unë solidarizohem me të gjitha vlerat që përmban SPAK-u, në kuptimin, etik, institucional, që ne nuk duhet ta lejojmë këtë lloj gjuhe, është gjuhë e tepruar që mund të krijojë shumë perceptime të tjera publike në mënyrë edhe të padrejtë”, tha Karamuço.












