Eksperti Karamuço ka komentuar çështjen e Ilir Metës i cili u thirr në SPAK për të dhënë “llogari” për pasurinë e tij.
Karamuço shtoi dyshimet pasi gjithashtu tha se ndryshimi i qëndrimit të Metës tregon shenja shqetësimi të ish-presidentit.
“Nëse kamerat do ta kishin shoqëruar do ta kishin vënë re se ai ndryshoi qëndrim., I rregullt dorëzoi orën, shumë korrekt, por më pas… Më pëlqeu bipolariteti. Luhatje kaq të forta tregojnë një shqetësim. Unë nuk e vura drejtpërdrejtë me Metën por me rojën e Metës. Kur nisi me sharjet roja mori masën që ta largonte, me shumë mundësi është njoftuar. Nuk është strategji, e humbasin kontrollin kanë nervozizëm. E vërteta është se është pyetur jo vetëm për pasurinë e bashkëshortes por edhe të personave të tjerë. Ka letra anonime që janë dërguar në emër të tyre për të cilat tregojnë për pasuri të regjistruar në merret të tyre por pretendohet se janë të tyre”, tha Karamuço.












