Para Europianit është thënë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka se rinovimi i kontratës me trajnerin Silvinjo është vetëm një formalitet, pasi është arritur akordi.
Por ndoshta tani, me eliminimin e kuqezinjve nga “Euro2024”, situata mund të ndryshojë. Kanë nisur të qarkullojnë zëra se aventura e Silvinjos në stolin kuqezi mund të jetë mbyllur që tani, shkruan Panorama Sport.
Armand Duka dhe Silvinjo pritet të takohen mes tyre dhe të diksutojmë për të ardhmen e brazilianit. Gjithsesi mbetet të presim në ditët në vazhdim për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Silvinjon.
Më herët Silvinjo tha se dëshira e tij është që të jetë në krye të Kombëtares Shqiptare edhe për 10-të vitet e ardhshme. Një sinjal i fortë që kërkon të vazhdojë të jetë te kjo skuadër për të vazhduar projektin e nisur prej tij.












