Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua.
Edjona Dano, e vetmja grua që garoi, u kualifikua si fituese mes 290 apkikatëve që synonin për të qenë shefa komisariatesh.
Ndërkohë Kleant Serdari nga Kuçova është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër. Bledar Metaj nga ana tjetër është kaluar nga Mallakastra në Shef Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Vlorës.
● Janë firmosur 8 ndryshime të tjera:
》Florian Dano emërohet shef në komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.
》Elvid Shehu emërohet shef në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë.
》Ferit Merkaj emërohet shef në Komisariatin e Policisë Himarë.
》Kliton Zharri emërohet shef në Komisariatin e Policisë Cërrik.
》Ajet Bega emërohet shef në Komisariatin e Policisë Kurbin.
》Leonard Ndreka emërohet shef në Komisariatin e Policisë Gramsh.
》Krenar Guçe emërohet zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Elbasanit
》Gentian Dedej emërohet shef në Komisariatin e Policisë Pogradec.












