Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e tre deputetëve të grupit Berisha nga aktivitetet parlamentare, duke i konsideruar si përgjegjës për tensionet e shkaktuara në seancën e djeshme parlamentare.
Bëhet fjalë për deputetët Saimir Korrëshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli. Sipas mazhorancës këta tre deputetë krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.
Për seancën e djeshme, mazhoranca kishte përjashtuar 13 deputetë: Gazment Bardhi, Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.












