Është zbardhur vendimi i Sekretariatit të Etikës për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 24 deputetëve të opozitës.
Kërkesa për ndëshkimin e opozitarëve është bërë nga deputetët socialistë: Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar Zeqaj, Ilir Topi, Ilir Ndraxhi, Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj, Denis Deliu, Ermonela Valikaj dhe Laert Duraj.
Sekretariati i Etikës përjashtoi për 60 ditë Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati. Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka. Pjesa tjetër e deputetëve janë përjashtuar për 40 ditë.












