10 janë kandidatët për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizonit Shqiptar.
Kandidaturat nuk janë bërë ende publike, por “Report TV” i ka mësuar përmes burimeve. Mes tyre është edhe drejtoresha e komanduar, Aurora Polo. Ajo e mban këtë pozicion që pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
1. Harilla Koçi; 2. Jetmir Shpuza; 3. Enrik Mehmeti; 4. Floriana Paskali; 5. Eni Vasili; 6. Ermal Hoxha; 7. Aurora Polo; 8. Kliton Rama; 9. Flamur Buçрарај; 10. Laureta Roshi
Gara për drejtorin e RTSH u hap më 6 janar dhe afati për dorëzimin e kandidaturave ishte 20 janari.












