Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, ndau sot me publikun një foto ku shfaqet e përqafuar me një djalë, basketbollistin Gent Lasku.
Dyshja janë parë duke u përqafuar në një plazh në Santorini, Greqi. Foto që ndau në Instagram u pasua nga shumë komente. Një pjesë e tyre e cilësonin si djalë shumë të ri për të, ndonëse Eneda është vetëm 3 vjet më e madhe.
Më së shumti, komentueset nuk ndaleshin në komplimentet për Gentin, duke e cilësuar si “shumë të mirë e të bukur, por shumë i ri për ty“.












