Në qytetin e Pukës kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë vit, duke sjellë një atmosferë të bukur dimërore në këtë qytet qe te dhuron nje pamje magjike.
Reshjet e borës filluan që herët në mëngjes, duke mbuluar rrugët dhe çatitë e shtëpive.
Nisja e këtyre reshjeve shënon ardhjen e dimrit dhe ka gjallëruar atmosferën festive në qytet, duke bërë që banorët të përgatiten për një sezon të gjatë dhe të bardhë në Pukë.













