Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme duke na sjellë dimrin.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Meteorologët parashikojnë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.
Kurse në Alpet dhe në male të verilindjes se vendit parashikohen reshje bore me intensitet mesatar.
Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek.














