Deputeti i PS, Erion Braçe është përlotur gjatë intervistës në Top Channel, ku në këto zgjedhje rezultoi i dyti më i votuar në listën e hapur në Tiranë.
Erion Braçe përmendi babin e tij 82-vjeçar, ku tha se nuk e dinte që ai dilte dhe takonte njerëz për ta ndihmuar në fushatë. Po ashtu ai përmendi dhe vjehrrin e tij, i cili shkonte deri në Shëngjergj.
Braçe: “Me ka bërë shumë përshtypje dhe do doja t’i ngjaj deri në fund babait tim. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe. Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur. Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babanë dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë”












