Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai këtë të martë ka qenë në SPAK ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me një ngjarje që sipas tij ka ndodhur shumë kohë më herët dhe nuk ka lidhje me krimet zgjedhore.
Isai në fjalën e tij për mediat është shprehur se në SPAK është thirrur thjesht si një person që ka dijeni dhe jo dëshmitar.
“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë Erion Isai.












