Erion Veliaj vazhdon betejën e tij me drejtësinë duke kêrkuar lirinë.
Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm teksa kryebashkiaku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Mësohet se rekursi është dorëzuar përmes postës nga avokatët e Erion Veliajt i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.












