Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, e konsideron si “procesin më absurd”, mbajtjen e zgjedhjeve për kryebashkiak të Himarës.
Dule tha se nesër Himara do të gdhihet me dy kryebashkiakë, njëri Fredi Beleri, të cilit nuk iu ndërpre mandati ligjërisht dhe sipas procedurave, ndërkohë që kemi edhe fituesin e procesit të sotëm.
“Janë shkelje fragrante, që janë kallëzuar në SPAK edhe nga kandidati Petro Gjikuria. Kandidati i PS-së ka pohuar me zë dhe figurë se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie. Në bazë të të dhënave që ne kemi, janë rreth 600 zgjedhës që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe për shkak të dokumenteve të skaduara, nuk janë lejuar të votojnë. Nëse i referohemi numrit të personave të transferuar në Bashkinë e Himarës dhe atyre që po i mohohet e drejta e votës, kandidati socialist Vangjel Tavo, ka hyrë në këtë proces me plus 1 mijë vota, eshte proces me absurd i mundshem.”, tha Dule.