Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke takuar Presidentin e Republikës, Bajram Begajn.
Pas këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi pritet të mbahet rreth orës 13:00 dhe në fokus të bisedës do të jenë zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen më 14 maj.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, tha Rama pas takimit me Bajram Begajn.