Fahri Balliu e cilësoi lirimin e Sali Berishës si një tregues të dështimit të hetimit ndaj tij.
Pavarësisht se SPAK ka mbështetjen e madhe të popullit dhe të Amerikës për të ndëshkuar politikanët e korruptuar, Fahri Balli deklaroi se Altin Dumani dhe SPAK duhet të mbledhin mendjen e kokës dhe mos e dënojë Sali Berishën.
“Në themel të lirimit të Berishës është dështimi i hetimit ndaj tij. Është një hetim i turpshëm dhe një akuzë foshnjërake, e manipuluar dhe trafikuar mbi parime të një hetimi marksist-leninist. Protesta e PL ishte një akt i natyrshëm. Duhet të çlirohemi nga ideja që kemi patur për SPAK. Sot vetë SPAK dhe Dumani janë nën akuzë. Nëse nuk mbledhin mendjen e kokës… të mos falsifikojnë dosjet. Nëse i del dikujt emri, le të shkojë aty ku i takon”, tha Balliu.












