Fatmir Mediu ka hedhur poshtë rëndësinë e statusit “Non Grata” për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një histori të pabazuar.
Gjatë një interviste në “Euronews Albania”, Mediu theksoi se Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, ka pasur një kontratë për menxhim fushatë, e ka të ndaluar me ligj që të bëjë lobim. LaCivita ka theksuar se nuk shkon ndesh me interesat e administratës amerikane dhe që është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për atë çfarë po bën në Shqipëri. Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA”, tha Fatmir Mediu.












