Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë festën e Krishtlindjeve. BE dërgon urimet më të ngrohta për të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet.
“Delegacioni i #BE-së në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në #Shqipëri “, shkruan në Twitter ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohman.
Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.