Vetëm pak çaste pas shpalljes së zgjedhjeve festë e madhe jashtë KZAZ-së në Rrogozhinë ku u numëruan votat që shpallën fitues kandidatin e PS-së, Edison Memolla.
Socialistët e Rrogozhinës, kryesisht burra kanë thirrur emrin e tij “Edi… Edi”, teksa kanë shkëmbyer puthje e përqafime. Nuk kanë munguar as lotët, ndërsa më pas e kanë ngritur në krahë kandidatin fitues Memolla, duke e rrethuar me përqafime.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 6658 vota ose 57.58 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota ose 42.42 %. Memolla ka fituar me nje diference prej 1.752 votash ndaj rivalit te tij demokrat. KETU SHIKONI VIDEO-n:












